Nëse punoni në një zyrë dhe gjatë orarit të punës keni nevojë për një mesvakt, nuk jeni të detyruar ta merrni atë patjetër nga shtëpia. Po të keni një makinetë në ambientet e punës suaj, edhe aty mund të gjeni ushqime të shëndetshme, të cilat i konsumoni pa u ndier në faj.
Drithërat
Duhet marrë parasysh që duhet të jenë gjithmonë natyrale, të cilat përmbajnë jo vetëm pak kalori, por edhe pak sheqerna. Zgjidhni ato të markave organike, të cilat përdorin produkte natyrale.
Çokollatë e zezë
Vetitë e saj tashmë dihen, por është mirë të mbani mend gjithmonë se është një antidepresant i shkëlqyer dhe se falë flavonoideve lehtëson qarkullimin e gjakut. Është gjithashtu një burim i magnezit, i cili ndihmon në uljen e stresit.
Crackers
Ndryshe nga ç’bespjet, karbohidratet nuk janë armiku absolut i trupit tonë. Nëse konsumohen në sasinë e duhur, ato ofrojnë nivelin e duhur të energjisë për të përballuar ditën.
Fruta të thata
Një studim i publikuar në Gazetën Evropiane të të ushqyerit klinik tregoi se ngrënia e bajameve larg vakteve ndihmon në uljen e oreksit pa shkaktuar shtim në peshë. Kjo është e qartë nëse hahen sasi të kufizuara. Në përgjithësi, rekomandohen jo më shumë se 8, për të pasur sasinë e duhur të yndyrës dhe proteinave dhe për të rikuperuar energjinë fizike dhe mendore. E njëjta gjë vlen edhe për arrat, lajthitë dhe stikat. Frutat e thata në përgjithësi kanë shumë përfitime, të cilat mund të shfrytëzohen edhe gjatë një diete pa rrezikuar shtimin në peshë. Kujdes vetëm me dozat.
Biskotat me oriz
Biskotat kanë një fuqi të madhe ngopëse dhe mjaftojnë disa për t’u ndjerë të kënaqur. Ato janë të mira për t’u mbajtur në sirtar në zyrë, dhe tani janë në shitje kudo. Për ata që i shohin pa shije, ka opsionet më të shijshme, por po aq të shëndetshme dhe të lehta.