Lideri i opozitës së majtë të Greqisë, Alexis Tsipras, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje. Tsipras shërbeu si kryeministër i Greqisë nga viti 2015 deri në vitin 2019 gjatë viteve të trazuara politikisht, ndërsa vendi përpiqej të qëndronte në eurozonë.
Në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, partia e majtë Syriza e Tsipras mori më pak se 18% të votave – duke humbur pothuajse gjysmën e mbështetjes së saj gjatë katër viteve të fundit – ndërsa partia fituese e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re arriti në 40%.
“Partia duhet të marrë vendime të vështira dhe të guximshme, të cilat thirren t’i shërbejnë një vizioni të ri. Kjo padyshim që më shqetëson edhe mua”, tha Tsipras në një fjalim televiziv. “Prandaj kam vendosur që me rekurs të menjëhershëm të propozoj zgjedhjen e kryesisë së re nga anëtarët e partisë, siç e parashikon statuti i partisë. Sigurisht që nuk do të jem kandidat. Nuk e fsheh faktin se ky është një vendim i dhimbshëm.”