Nëse flini vetëm gjashtë orë në natë, shanset tuaja për t’u sëmurur, katërfishohen. Kështu shprehet ekspertja e gjumit Olivia Arezzolo, nga Sydney. Ajo mbron fort teorinë se ekziston një lidhje e fortë mes cilësisë së gjumit dhe shëndetit të mirë.
Gjumi ka ndikim në çdo fushë të jetës sonë, nga kujtesa te njohja, nivelet e stresit, mirëqenia emocionale, lëkura dhe sigurisht shëndeti i përgjithshëm.
Nëse nuk plotësoni shtatë-tetë orë gjumë çdo natë, me shumë mundësi do të keni pasoja efekte fizike, mendore dhe emocionale.
“Rreth 70% e hormonit të rritjes njerëzore prodhohet gjatë gjumit të thellë, i cili nuk është përgjegjës vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për çdo qelizë të trupit. Nëse gjumi nuk është i mjaftueshëm për t’i siguruar organizmit shërim, ka të ngjarë të zgjoheni të lodhur dhe të rraskapitur”, – nënvijëzon ekspertja.