Nëse gjatë gjithë ditës konsumoni pije të ndryshme, ky zakon është i dëmshëm për dhëmbët tuaj. Ky është paralajmërimi që vjen nga mjekët stomatologë.
Kjo konsidrohet e dëmshme për shkak se acidi në pije është komponenti që ka më shumë gjasa të gërryejë smaltin e dhëmbëve.
Sipas ekspertit, Dante Devoti, një dentist në Nju Jork pothuajse çdo pije, përfshirë edhe ujin e gazuar, është acid në një farë mase.
“Smalti i dhëmbëve është substanca më e fortë e mineralizuar në trupin tuaj, por ekspozimi i zgjatur ndaj acidit, veçanërisht lëngjeve acidike, mund të shkaktojë gërryerjen e dhëmbëve dhe t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj kaviteteve”, – tha dentisti në Qendrën Mjekësore Irving të Universitetit të Kolumbias.