Stina e verës bashkë me gjithë avantazhet që sjell, ka edhe një disavantazh, i cili mund të bëhet shumë shqetësues nëse nuk i gjendet zgjidhje. Është fjala për shfaqjen e mushkonjave.
Përveç bezdisë që krijojnë, mushkonjat mund të bëhen gjithashtu transmetuese të sëmundjeve të ndryshme përmes pickimeve. Madje, ekspertët pralajmërojnë se ato po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme.
Një nga mënyrat më të thjeshta është t’i largoni duke përdorur llum kafeje të thatë. Fillimisht, shtrydhni llumin e kafesë, mbetjen vendoseni në një letër alumini në një vend të thatë. Më pas nxirreni mbetjen e thatë jashtë, ku do ta digjni derisa të fillojë të bëjë tym. Mushkonjat ikin nga era e shtresës.