Sipas një studimi, efektet antioksidante të hibiskusit mund të kontrollojnë peshën dhe të ndihmojnë në luftimin e mbipeshës. Hibiskusi është një bimë që besohet ta ketë origjinën në Afrikë dhe përdoret për të bërë çajra bimore.
Dy përbërës të bimës Hibiscus Sabdariffa u studiuan për të parë efektivitetin e tyre në pengimin e formimit të qelizave yndyrore: përbërësit antioksidues (ekstraktet fenolike) dhe acidi organik (acidi hidroksicitrik).
Qelizat burimore njerëzore të testuara u trajtuan veçmas me ekstrakte fenolike dhe acid hidroksicitrik. Qelizat e trajtuara me ekstrakte fenolike kishin 95% më pak yndyrë në krahasim me qelizat e kontrollit.
Polifenolet gjenden në burime të ndryshme ushqimore si perimet dhe frutat. Nga hulumtimi, u arrit në përfundimin se polifenolet e hibiscusit shfaqnin veti të ngjashme frenuese të enzimave tretëse me disa ilaçe për menaxhimin e obezitetit.
Ato pengojnë enzimën tretëse të quajtur lipazë. Kjo enzimë ndihmon në zbërthimin e yndyrës në pjesë më të vogla në mënyrë që ato të absorbohen nga trupi përmes zorrëve. Yndyrnat e tepërta shndërrohen në qeliza yndyrore.
Duke frenuar enzimën lipazë, yndyra nuk mund të përthithet dhe kështu kalon nëpër zorrën e trashë si mbetje.