Rebelimi i forcës mercenare Wagner në Rusi, ka shqetësuar jashtë mase presidentin Vladimir Putin. Në një dalje për mediat dhe publikun ai është shprehur se veprimet e Wagner janë një tradhti dhe akt kriminal. Sipas Putin, do të bëhet gjithçka që është e nevojshme për të luftuar për integritetin e territorit.
Është një përpjekje për të na çarë nga brenda, është thikë në kurriz për trupat tona dhe Rusinë. Situata paraqitet shumë e komplikuar por do ta zgjidhim sa më shpejt. Forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”, u shpreh Putin.