Nëse ditët e verës na japin kënaqësi me rrezet e diellit, duhet të dini se e rëndësishme është t’i kushtoni rëndësi edhe mënyrës së të ushqyerit. Mjekët thonë se ka mënyra se si mund të rrisni mbrojtjen nga dielli me ushqimet që konsumoni.
Megan Rossi, një eksperte për shëndetin dhe ushqimin, ka thënë se mund të mbroheni 40% më shumë nga dielli me një kimikat mbrojtës të lëkurës që gjendet në disa fruta dhe perime të kuqe se sa kremi i plazhit.
Megjithëse kremi i diellit është gjithmonë jetik, ajo që hani gjithashtu mund t’ju mbrojë nga dëmtimi UV falë kimikateve që mbrojnë lëkurën të quajtur likopeni dhe beta-karoten që gjenden në fruta dhe perime si: shalqi, speca të kuq, dhe domate.
Sipas një studimi, ata që hëngrën 40 gram salcë domate me vaj ulliri çdo ditë për 10 javë, pësuan 40% më pak djegie nga dielli sesa ata që nuk e konsumuan.