Hidratimi është problemi që na shqetëson të gjithëve gjatë verës. Sipas nutricionistëve, pirja e lëngjeve është e domosdoshme, por ka disa lëngje të cilat mund t’iu dehidratojnë akoma më shumë.
1. Pije me gaz
Ideja pirë një pije të ftohtë me gaz është e lavdishme për temperaturat e larta. Por sipas nutricionistëve, shumica e pijeve me gaz përmbajnë kafeinë, e cila rrit prodhimin e urinës dhe çon në largimin e më shumë uji nga trupi.
2. Verë, birrë dhe alkool
Nëse jeni duke frekuentuar pijetoren një nga këto mbrëmje të ngrohta vere, mund të kërkoni një pije alkoolike për të shuar etjen tuaj. Nutricionistët paralajmërojnë se çdo pije alkoolike thjesht do t’ju bëjë të dëshironi të urinoni më shumë. Vera, birra dhe pijet e tjera të gazuara pengojnë prodhimin e një hormoni të quajtur Vasopressin.
3. Pijet energjike
Një tjetër burim jo shumë i madh i lëngjeve janë pijet energjike. Nutricionistët shprehen kundër përdorimit të pijeve energjike në mot të nxehtë.