Jamie Foxx i është rikthyer skenës, pas shkëputjes që bëri për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Aktori fitues i Oscar-it do të vijë me një projekt të ri, që e ka treguar edhe në trailer-in e fundit që ka shpërndarë nga filmi “They Cloned Tyrone”. Foxx luan së bashku me John Boyega dhe Teyonah Parris. Tre personazhet e tyre pengohen “në gjurmët e një komploti të qeverisë”, një komedi fantazi.
Jamie Foxx u shtrua më 11 prill në spitalin e Atlantas teksa xhironte filmin “Back in Action”. Familja e tij nuk ka dhënë detaje nga gjendja e tij shëndetësore.