Kjo e dielë do të kurorëzojë fituesin e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Spanja dhe Kroacia do të tentojnë trofeun në Roterdam, për të shtuar kështu një medalje të artë në librat e historisë. Spanjollët kanë kujtime të hidhura nga dy vite më parë, ku luajtën finalen e humbur ndaj Francës dhe për këtë fakt, ansambli i De La Fuente synon ta shndërrojë në hakmarrje sportive duelin kundër ballkanasve. Në krahun tjetër, Zlatko Daliç kërkon që të fitojë të paktën një trofe të rëndësishëm nën drejtimin e kroatëve.
Pas performancave të mira në dy Kupat e Botës, ku preku finalen dhe gjysmëfinalen, Kroacia luan tani për trofeun e Ligës së Kombeve. Kjo do të jetë sfida e gjashtë mes dy kombëtareve në nivele të larta, me bilancin që flet në balancë të plotë, dy fitore secila dhe një barazim. Përballja e së dielës në orën 20:45 pritet të jetë edhe ajo e hakmarrjes për kroatët, të cilët e panë veten jashtë Euro2022 në raundin e 1/8-ave pikërisht pas humbjes me Spanjën në kohën shtesë. Përveçse aspektit sportiv, Spanja dhe Kroacia luajnë edhe financiarisht. Trofeu shton 1.5 milionë euro të tjera nga bonuset e UEFA-s, me dy kombëtaret që tashmë e kanë të garantuar vlerën e 9 milionë eurove. Shifra të larta duke parë që Liga e Kombeve lindi si nevojë për të shmangur sfidat miqësore mes kombëtareve Europiane.