Dubrovniku i Kroacisë ka shokuar të gjithë ata që kishin planifikuar të kalonin verën në këtë qytet bregdetar me miratimin e një rregulli të ri. Këshilli bashkiak ka vendosur të ndalojë turistët që të përdorin valixhet e tyre me rrota teksa kalojnë në zemër të qytetit, si pjesë e një lëvizje për të ndalur zhurmat në qytet.
Kryebashkiaku Mato Frankoviç nisi një betejë kundër ndotjes akustike pasi vendasit u ankuan për zhurmën e bezdisshme që krijohet nga turistët të cilët tërheqin zvarrë valixhet nëpër qytet natën vonë. Nga nëntori, puna do të fillojë në një zonë të caktuar ku pushuesve do t’u kërkohet të lënë bagazhet e tyre përpara se të hyjnë në qytetin e vjetër. Ata do të duhet të paguajnë për stafin e kontaktuar nga bashkia që t’iu çojë valixhen në hotelin e tyre.
Ndërkaq, kryebashkiaku Frankoviç tha:
Ata do t’i lënë çantat e tyre në pikën e caktuar dhe ne natyrisht, me pagesë do t’i dërgojmë bagazhet e tyre në adresën ku do të qëndrojnë. Ky është vetëm fillimi, qëllimi përfundimtar është krijimi i një qendre logjistike brenda aeroportit, pas së cilës të gjitha bagazhet që do të kenë vizitorët e Dubrovnikut, do të transportohen direkt nga ?ilipo në adresat e tyre.
Rikujtojmë, se turistët dhe banorët e Budvës që lëvizin nëpër rrugë në zonën e qytetit të vjetër me rroba plazhi ose pa rroba do të gjobiten me 200 euro. Kështu thuhet në Vendimin e Kuvendit Komunal të Budvës për rendin komunal.