Kombinimet e duhura ushqimore për të mbajtur të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jenë shumë të vështirëa për t’u gjetur dhe mbajtur. Prandaj çdo frut apo perime që konsumohet duhet të jetë i duhuri.
Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll diabetin:
Peshku
Peshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën.
Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.
Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Të gjelbrat
Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori.
Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.
Kanella
Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve.
Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.
Vezët
Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.