Paga mesatare bruto gjatë tre mujorit të parë të 2023 është 64.706 lekë, 9.2% më e lartë krahasuar me atë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë ajo është ulur krahasuar me tre muajt e fundit të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, paga mesatare nga 66.014 lekë që ishte u bë 64.706 lekë. Rënia që i përkon vlerës 1.308 lekë ose 2%, cilësohet si rënia më e theksuar që nga 2020, e cila I takon periudhës së pandemisë globale Covid-19, ku paga mesatare zbriti me vlerës 2.5% .
Sipas ekspertëve ekonomik, ky fenomen lidhet ngushtë me nënçmimin e euros kundrejt lekut, si valutë e huaj kryesore që lidhet ngushtë me disa sektor të tregut tonë. Kryesisht sektori privat, i cili operon në tregjet e huaja të eksportit, janë prekur veçanërisht nga ky fenomen. Sektori privat përbën 75% të forcës punëtore të vendit, dhe ai më i prekuri pasi është më i ndjeshëm nga lëvizjet e kursit.
“Janë vështirësitë sidomos në nivel të eksportueseve pra kemi më shumë se 100/120 mijë vetë një pjesë edhe në mënyrë sezonale që punësohen në aktivitete e eksportit siç janë fasonet por edhe industria e bimëve mjekësorë, aromatike dhe me radhë. Të gjithë këta kanë patur vështirësi dhe ulje në nivel 2% që është e konsiderueshme krahasuar me tre mujorin e mëparshëm për shkak të vështirësive të sektorëve përkatës privat në realizimin e kontratave me të huajt”,-tha eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se paga mesatare do të arrijë vlerën 900 euro deri në 2025. Por sa fuqi ka qeveria të suportoj një premtim të tillë? Eskpertët thonë se qeveria ka disponibilitet buxheti për shak të avantazhit të krijuar nga rënia e kursit të euros si dhe shkalla e lartë e inflacionit që kanë mundësuar grumbullim të ardhurash nga taksat, dhe shprehet se me një administrim I mirë i buxhetit do të arri të përballoj faturën e premtuar që i përkon vlerës 367 milion euro. Por nuk mungon frika nga borxhi publik që po vazhdon të shtohet.
“Për ne është e rëndësishme që këto para një pjesë e tyre të mos vinë nga marrja e borxheve të reja. Sikurse jeni në dijeni neve morëm edhe një euorbond të 7të përpara pak ditësh. Është mirë që këto para të mos shkojnë për të përballuar faturën e shtesës së pagës mesatare në administratën shtetërore,”- eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.
Megjithatë kryeministri në një tur takimesh me bizneset dhe sipërmarrjet, i ka kërkuar këtyre të rrisin pagat në mënyrë që të mbajnë forcën punëtore në vend para se të jetë shumë vonë.