Rrudhat janë një nga shqetësimet kryesore të lëkurës së vajzave dhe grave. Dhe gjithë kujdesi që tregohet për to, që në moshë të hershme kur nisin maskat hidratuese e ushqyese, bëhet në funksion të parandalimit të rrudhave në një moshë më të avancuar.
Të gjitha e dimë se produktet antirrudhë janë goxha të kushtueshme dhe jo çdokush prej nesh mund t’i përballojë. Megjithatë ka disa zgjidhje alternative që funskionojnë më së miri dhe me një buxhet fare minimal.
Mjafton të bashkoni krem bebe me vitamin E dhe rezultati që do të merrni në fytyrë, do të jetë i mahnitshëm. Kremi i bebes njihet për vetitë e tij qetësuese, ushqyese e hidratuese në lëkurë dhe mund të përdoret gjtihashtu nga të rriturit. Por, kombinuar edhe me vitaminën E, keni përfituar efektin parandalues për rrudhat.
Mos harroni, parandalimi me këto produkte që të gjithë mund t’i kemi në shtëpi është më i shëndetshëm dhe më pak i kushtueshëm se tratimet me botoks apo lëndë të tjera në qednra estetike e mjekësore.