Obeziteti mund të dëmtojë aftësinë e trurit për të njohur ndjesinë e ngopjes dhe për t’u kënaqur pas ngrënies së yndyrave dhe sheqernave. Ky është zbulimi i një studimi të fundit në fushën e nutricionit.
Sipas ekspertëve, këto ndryshime të trurit mund të zgjasin edhe pasi njerëzit që konsiderohen obezë nga pikëpamja mjekësore humbin një sasi të konsiderueshme të peshës, ndoshta duke shpjeguar pse shumë njerëz shpesh rifitojnë kilogramët që humbin.
Siç përcaktohet nga mjekësia, njerëzit me obezitet kanë një indeks të masës trupore, ose BMI , mbi 30, ndërsa pesha normale është një BMI midis 18 dhe 25.
“Studimi është shumë rigoroz dhe mjaft gjithëpërfshirës,” tha Dr. I. Sadaf Farooqi, një profesor i metabolizmit dhe mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit në MB.