Dëshironi të keni një bark të sheshtë, por ende nuk e keni arritur, pavarësisht ushtrimeve intensive? Ndoshta është koha për të parë edhe dietën tuaj?
“Marie Claire” pyeti dietologun klinik – nutricionist, Cleo Dimitradou, se cilat fruta kontribuojnë në djegien e dhjamit në zonë, por edhe në tretje më të mirë dhe ai ka renditur disa fruta që na vijnë në ndihmë për këtë.
Molla
Në lëkurën e mollës ekziston një substancë, acidi ursolik, i cili ndihmon në djegien e yndyrës dhe përshpejton humbjen e peshës. Gjithashtu kontribuon në funksionimin e mirë të organizmit dhe detoksifikimin e tij.
Ananasi
Falë bromelinës që përmban, përmirëson tretjen dhe shëndetin e sistemit tretës. Shpesh fryrja në bark është për shkak të tretjes së dobët.
Manaferrat
Është zbuluar se ato kufizojnë ruajtjen e yndyrës në bark. Mund t’I konsumoni të ngrira ose të thara. Një zgjidhje shumë e mirë është t’i vendosni në smoothie dhe t’i merrni me vete në një termus.
Fiku
I përshtatshëm për funksionimin e mirë të zorrëve. Kapsllëku është i zakonshëm me ndryshimin e ambientit gjatë pushimeve, ndaj një fik, idealisht në mëngjes, do t’ju zgjidhë problemin.
Avokado
Yndyrnat e mira janë gjetur se ndihmojnë në djegien e yndyrës intra-abdominale dhe nxitin metabolizmin. Tosti me avokado ose avokado e thjeshtë mund të jenë perfekte për qëllimin tonë.
Banane
Kaliumi që përmban ndihmon ndjeshëm në mbajtjen e lëngjeve. Megjithatë, një informacion më i dobishëm është se bananet janë fruti i duhur për ata prej jush që vuajnë nga zorrët e irrituar dhe shpesh kanë fryrje barku.