Lëvizja “Europa Tani” e Presidentit, Jakov Milatoviç ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi. Kjo partia ka arritur që të sigurojë 26% të votave ose 23 mandate deputetesh, ndjekur nga aleanca “Së bashku” me kryesuese DPS-në me 22 mandate, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” me 13 mandate dhe koalicioni Demokratë dhe Ura me 11 mandate.
Dy listat e shqiptarëve në këto zgjedhje kanë prodhuar 3 mandate deputetesh. Përkatësisht ‘Forumi Shqiptar’ ka marrë dy deputetë ndërsa “Aleanca Shqiptare” ka marrë vetëm një deputet. Ndërkohë që mësohet se nga lista e koalicionit të Gjukanoviç, deputet është zgjedhur edhe shqiptari Meto Zenga. Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanovic ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviç.
Lideri i Lëvizjes ‘Evropa Tani’, Milojko Spajiç tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt.
Ai u shpreh se në zgjedhjet e parakohshme është arritur një fitore e madhe dhe se do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta për formimin e qeverisë së re.
Parlamenti i Malit të Zi ka 80 deputetë. Partia ‘Europa Tani’ do duhet të fillojë përpjekjet për të gjetur koalicioni për një shumicë qeverisëse ndërsa më herët kanë deklaruar se nuk do të bënin koalicion me partinë e kryeministrit aktual Dritan Abazoviç. Mbetet kryesor roli i partive shqiptare për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç tha se pret që qeveria e re të formohet shpejt, me efikasitet dhe në përputhje me vullnetin elektoral të qytetarëve.