Me fitimin e Ligës së Kampioneve, futbollistët e Manchester City kanë hyrë në historinë e klubit. Emrat e tyre do të mbahen mend gjithnjë, pasi ishin të parët që i dhanë këtë trofe aq shumë të dëshiruar City si edhe tifozëve.
Në dhomat e zhveshjes një nga udhëheqësit e festës ishte Jack Grealish, i cili tregoi aftësitë e tij si këngëtar. Por djemtë e City-t nuk mund të rrinin pa i dedikuar një mesazh njeriut të ndeshjes Rodrit, i cili realizoi golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolës.
“Rodri është flakë” këndonin ata, ndërsa hidheshin të entuziazmuar.
Kënga e dedikuar i pëlqeu edhe spanjollit, që iu bashkua me plot energji grupit.
Siti arriti që të fitonte Ligën e Kampioneve pas 12 viteve përpjekje, ndërsa bëhet ekipi i vetëm bashkë me United që ka fituar tripletë në një sezon.