“Pjesa jugore e lumit Dnieper mund të rikthehet në rrjedhën e saj normale deri më 16 qershor pas përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i Digës Kakhovka të Ukrainës këtë javë”.
Kjo deklaratë është bërë nga Moska zyrtare. Vladimir Saldo, i cili drejton departamentin e kontrolluar nga Rusia, tha se niveli i ujit në Nova Kahovka, qyteti pranë digës, tani kishte rënë me 3 metra.
“Ka filluar pompimi i ujit,” tha ai, duke shtuar se më shumë se 6,000 njerëz janë evakuuar nga lagjet e përmbytura të Nova Kahovka si dhe Oleski dhe Hola Pristan.
Për shkatërrimin e digës palët akuzojnë njëra-tjetrën.