“Gëzim për të gjithë vendin”! Pas kërkimeve 40 ditore në xhunglën e dendur të Amazonës në Kolumbi, katër fëmijët, 13, 9, 4 dhe 1 vjeç, të cilët i mbijetuan rrëzimit të avionit të vogël me të cilin po udhëtonin, janë gjetur gjallë. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i vendit, Gustavo Petro përmes Tëitter, duke e shoqëruar postimin me një foto të ushtarëve nga vendi ku u gjetën vëllezërit e motrat.
“Kanë qenë bashkë, janë të dobët, le t’i kontrollojnë mjekët. I gjetën, kjo më gëzon shumë”, u tha presidenti Petros.
Më shumë se njëqind ushtarë, me ndihmën e qenve të trajnuar dhe dhjetëra indigjenë po kërkonin fëmijët në xhungël në kufirin e prefekturave Guaviare dhe Kaketa, pasi avioni u përplas në zonën me bimësi të dendur. Si pasojë e këtij aksidenti, humbën jetën 3 persona të tjerë.