Këtë verë harroni sandalet me lidhëse dhe shapkat me takë pasi trendi më i ri i momentit janë këpucët e sheshta transparente.
Po, po këpucët transparente në ngjyra dhe forma të ndryshme do të jenë ‘in’ përgjatë 3 muajve të verës.
Me siguri i keni hasur tashmë në instagram ose në këmbët e vajzave të njohura të Hollywood-it si Jennifer Lawrence dhe Camille Charriere pasi tashmë ky trend i ri është përhapur.