Këshilltari Ushtarak i Presidentit Amerikan, Joe Biden, Gjenerali Daniel Hokanson u prit në një takim nga Presidenti Bajram Begaj. Vizita e zyrtarit të lartë ushtarak amerikan vjen në kohë kur tensionet në rajon janë rritur. Pikërisht kjo çështje ka qenë në fokus të diskutimeve, mes të tjerave.
Pas Begajt, Gjenerali Daniel Hokanson kishte edhe takimin me Kryeministrin Edi Rama ku në fotografitë e publikuara nga ambasada amerikane, kreu i ekzekutivit shqiptar shoqërohet vetëm nga shefja e shërbimit inteligjent, Vlora Hyseni.
Kjo vizitë në Shqipëri e këshilltarit të Biden vjen pas vizitës së tij në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.