Efekti magjik pati kokëfortësinë e tij! Fotografi Leonardo Sens në Brazili, pas tre vitesh përpjekjesh të dështuara, arriti të kap më aparatin e tij një pamje unike.
Në fotografinë e tij që u bë virale pasi u postua në Instagram, statuja e Jezusit mund të shihet në Rio de Zhaneiro duke “ngritur” në duart e tij Hënën.
Sensi, i cili ka fotografuar pjesë të ndryshme të Rios që nga viti 2005, shpjegoi se ishte përgatitur për fotografinë duke studiuar lëvizjet e hënës.
Për të njëjtën arsye, ai bleu një set të ri lentesh dy vjet më parë ndërsa përdorte aplikacione të ndryshme për të ditur saktësisht se kur hëna do të jetë direkt mbi statujën e Jezusit, një nga monumentet ikonë në Rio de Janeiro.