Sot kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat në të cilën zbuloi se ka përgatitur një draft për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Rama tha ky draft, përmbajtjen e së cilit preferoi të mos e zbulonte në media, është në të mirë të Kosovës, por çuditërisht përtej këtij fakti, tregoi se nuk e ka konsultuar me qeverinë atje. Ai tha se drafti është hartuar nga amerikanët, por sërish emrat e këtyre ekspertëve zgjodhi t’i mbante për vete.
Në këto kushte, ky draft më shumë se një zgjidhje, lë pa një përgjigje shumë pyetje për të cilat Rama do duhet që të japë llogari, pasi vetëm në këtë mënyrë do mund të zbulojnë vërtetësinë e qëllimit për të cilës thuhet se është krijuar.
1. Në cilësinë e kujt e ka hartuar Edi Rama këtë draft?
2. Për aq kohë sa është në të mirë të Kosovës, përse nuk e ka diskutuar me qeverinë e atjeshme?
3. Pse i trembet Edi Rama uljes në tryezë me Albin Kurtin, për të diskutuar për një vendim në të mirë të Kosovës?
4. A është në dijeni Serbia që Shqipëria ka hartuar një draft për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës? A ka pasur diskutime paraprake me presidentin Aleksandar Vuçiç?
5. Kush janë ekspertët amerikanë që kanë ndihmuar në krijimin e draftit? A kanë një emër dhe mbiemër dhe roli i tyre?
6. Pse nuk bëhet publike përmbajtja e draftit?
7. A është kjo një ndërhyrje në politikën e brendshme të Kosovës, për aq kohë sa këto të fundit nuk i kanë shtrirë dorën askujt për ndihmë?
8. Pse pikërisht tani, në një kohë kur Serbia- Kosova po ndërmjetësojnë me anë të SHBA dhe BE një zgjidhje?
9. Tha se drafti është në tryezë të Gjermanisë dhe Francës, a është marrë parasysh nga këto 2 vende?
10. Çfarë pret pas hartimit të këtij drafti?