Qindra e mijëra persona nuk kanë akses ndaj ujit të pijshëm pas shkatërrimit të digës hidroelektrike në Nova Kakhovka, Ukrainën jugore. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Shkatërrimi i një prej rezervuarëve më të mëdhenj të ujit në Ukrainë u bë absolutisht qëllimisht,” tha ai në një mesazh në aplikacionin Telegram.
“Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa akses normal në ujin e pijshëm,” tha ai.
Sipas zyrtarëve ukrainas, rreth 42,000 njerëz janë në rrezik të përmbytjeve në zonat e kontrolluara nga Rusia dhe Ukraina përgjatë lumit Dipro.
Nga ana tjetër, për shkak të shpërthimit të digës Kakhovka , një njollë nafte prej të paktën 150 tonësh u formua dhe po transportohet nga rryma drejt Detit të Zi, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.