Mediat italiane kanë publikuar një operacion i cili po zhvillohet në disa vende të BE-së, përfshirë edhe Italinë. Operacioni po zhvillohet për goditjen e bandave kriminale të cilat merren me trafikun e drgës dhe trafikun e armëve.
Operacioni i koordinuar nga Eurojust dhe me mbështetjen e Europolit kanë lëshuar 25 urdhër-arreste dhe deri më tani janë sekuestruar 3.8 milionë euro të personave që janë arrestuar ose janë vendosur nën hetim.