Partia e Lirisë ka kërkuar nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve që t’i hiqet mandati kreut aktual të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe të mos i jepet mandati i fituar në 14 Maj. Me anë të një deklarate për mediat, nënkryetari i kësaj partie, Endrit Braimllari tha se Hajdari ka fshehur një dënim në Greqi. Për këtë arsye, sipas Braimllarit, Hajdari nuk duhet të ushtrojë detyrën publike.
“Në emër të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i jemi drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në datë 04.04.2023, mbi verifikimin e pastërtisë së figurës së shtetasit Kreshnik Hajdari që në këtë rast është kryetari në detyrë dhe Kandidati i Bashkisë Kuçovë për kryetar bashkie ne radhët e Rilindjes, i cili në formularin e vetë deklarimit ka fshehur deklarimin e dënimit penal në shtetin grek, fakt ky që “sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo nga funksioni publik”.Materiali drejtuar KQZ por dhe Prokurorisë së Përgjithshme nga ana jonë ka qenë i plotë shoqëruar me vendimin e dënimit të këtij shtetasi. Ende ne nuk kemi një përgjigje dhe mungesa e kësaj përgjigjen ga ana e KQZ kompremton rënde procesin”, tha Braimllari.
Në këtë Bashki, nëse opozita do ishte e bashkuar do mund të merrte një mandat, pasi Lefter Maliqi mori një numër të konsiderueshëm votash, një diferencë e vogël me Hajdarin.