Andrew Tate ka pranuar të japë intervistën e tij të parë për BBC, menjëherë pasi u lirua. Influencuesi dhe vëllai i tij janë akuzuar për përdhunim, trafikim njerëzor dhe bandë kriminale.
Gjatë intervistës, ai mohoi dëshmitë e grave që e akuzuan për përdhunim dhe shfrytëzim. Ai gjithashtu akuzoi vetë BBC-në se shpiku një ngjarje të një gruaje me pseudonimin Sophie, e cila dha një intervistë anonime për BBC-në në fillim të këtij viti.
Gruaja në fjalë tha për File on Four të BBC Radio, se ajo ndoqi Tate në Rumani, duke besuar se ai ishte i dashuruar me të. Atje, ajo u detyrua të punonte me një aparat fotografik dhe të bënte tatuazh emrin e Tate në trupin e saj.
“Tate ishte i dhunshëm dhe shtrëngues”, kishte thënë ajo.
Kur u pyet për dëshminë e Sofisë, i pandehuri i tha BBC-së:
“Po të bëj një nder si media duke të kushtuar vëmendje, duke folur me ty. Dhe po ju them tani, kjo Sofi që ka shpikur BBC, nuk ka fytyrë. Askush nuk e di se kush është ajo. E di”.
Sophie, sipas BBC, tani po ndihmon prokurorët rumunë me hetimin.
Më pas ai u pyet për shqetësimet e mësuesve të shkollave, oficerëve të lartë të policisë dhe aktivistëve të të drejtave për ndikimin që ka ushtruar. Këto shqetësime bazohen në komentet e drejtoreshës së Krizës së Përdhunimit në Angli dhe Uells, e cila deklaroi se ajo është “thellësisht e shqetësuar për ideologjinë e rrezikshme të kulturës mizogjene të përdhunimit që po përhap zoti Tate”.
Ai i cilësoi akuzat e mësipërme si “neveri absolute” . Më pas Tate deklaroi se ishte “absolutisht e pavërtetë që po dëmton të rinjtë”.
Influenceri u pyet për organizatat që e fajësuan atë për incidentet e shtuara të sulmeve ndaj vajzave dhe ngacmimeve ndaj mësueseve femra.
Për këtë ai u përgjigj: “Unë kurrë, kurrë nuk kam inkurajuar një student të sulmojë një mësues, mashkull apo femër, kurrë. Unë promovoj punën e palodhur, disiplinën. Unë jam një sportist, unë predikoj anti-drogë, unë predikoj fenë, nuk predikoj alkool, nuk predikoj asnjë krim me thikë. Unë jam kundër çdo problemi të shoqërisë moderne”.