Të bësh 150 minuta stërvitje në javë ndonjëherë nuk mjafton! Një studim i ri ka dalë në përfundimin se trupin e ndihmon jashtëzakonisht shumë një shkundje e thjeshtë e duarve. Po, mund të tingëllojë pak e çuditshme, por rezultatet e studimit janë të pakontestueshme.
Ky është Shuai Shou Gong, një lloj ushtrimi aktiv i duarve (ose lëkundje aktive me dorë) që praktikohet për rreth një mijë vjet në Kinë dhe rekomandohet veçanërisht për të moshuarit, pasi u ofron atyre lëvizshmëri më të mirë dhe mirëqenie të përgjithshme.
Këto përfitime u verifikuan studimi i botuar në Plos One, i cili u fokusua në mënyrë specifike në 56 gra nga mosha 60 deri në 80 vjeç. Gratë u ndanë në dy grupe: një grup ndoqi stërvitjet 40-minutëshe të Shuai Shou Gong, ndërsa grupi i dytë nuk ndoqi asnjë rutinë ushtrimesh.
Ata që e ndoqën këtë ushtrim për tre herë në javë për dy muaj, kishin përmirësuar shpejtësinë e ecjes, qëndrimin dhe fleksibilitetin dhe gjithashtu kryenin më lehtë detyrat e përditshme, si gatimi dhe veshja. Në të kundërt, grupi tjetër i grave nuk pa asnjë përmirësim – dhe ecja e tyre në fakt u përkeqësua.