Fitorja e Superligës së Shqipërisë, ka bërë që Partizani të arkëtojë shumë të konsiderueshme të parave. Më konkretisht me titullin kampion, “demat” priten që të arkëtojnë më shumë se 1 milionë euro, kjo pas pjesëmarrjes në Kupat e Evropës dhe shpërblimet nga FSHF-ja apo Bashkia Tiranë.
Edhe nëse nuk kalon asnjë tur në Evropë, Partizani që do luajë në Champions ka të sigurta 810 mijë euro nga UEFA.
Partizani u shpall kampion i Shqipërisë në futboll për edicionin 2022-23. “Demat” e trajnerit Giovanni Colella siguruan trofeun numër 17-të në histori, me teknikun që bëhet italiani i parë që fiton këtë Kupë në vendin tonë.