Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar një tjetër sëmundje që mund të jetë një rrezik në të ardhmen. Bëhet fjalë për një virus me emrin ‘Sëmundja X’.
Termi “Sëmundja X” përdoret nga OBSH si një zëvendësues për të përshkruar një sëmundje që është e panjohur për shkencën mjekësore. OBSH shpiku termin ‘sëmundja X’ në vitin 2018 sepse tregon se nuk ka një vaksinë apo një ilaç për ta trajtuar.
“Kjo nuk është lëndë e fantashkencës. Ky është një skenar për të cilin duhet të përgatitemi. Kjo është sëmundja X”, tha epidemiologu i shquar amerikan Dr. Richard Hatchet.
Epidemiologët besojnë se sëmundja e radhës X do të jetë zoonotike. Kjo do të do të thotë se do të vijë nga kafshë të egra ose shtëpiake dhe më pas do të përhapet dhe infektojë popullatën. Ebola, HIV/AIDS dhe COVID-19 ishin epidemi të tilla.
“Lëshimi i viruseve të tilla, qoftë përmes aksidenteve laboratorike ose si një akt bioterrorizmi, mund të çojë në një sëmundje fatale X dhe është cilësuar si një rrezik global,” thonë shkencëtarët.