Ndeshja Bylisi-Tirana nuk pati në fund të mirë. Takimi përfundoi me rezultatin 2-2 me një penallti të kthyer në gol nga ballshiotët, e cila u kundërshtua gjatë nga bardheblutë.
Kjo solli shumë tensione për shkak se një pjesë e tifozëve bardheblu u futën në fushën e lojës, në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku u zhvillua ndeshja dhe tentuan të godisnin arbitrin Kridens Meta. Ky i fundit u shoqërua në dhomat e zhveshjes nga policia.
Ndërkohë, Partizani fitoi 1-4 në transfertë ndaj Kastriotit, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren.