Lulzim Basha është rikthyer në takimet politike dhe së fundmi ka zhvilluar një bisedë me të rinjtë.
Mirëpo, me interes është fakti nëse ai do të rikandidojë apo jo në krye të Partisë Demokratike, e cila tashmë është në kërkim të një kryetari të ri.
Për këtë Basha dha një përgjigje pa një përgjigje në vetëvete.
“Unë kam dhënë dorëheqjen, t’i lëmë formalitetet. Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, pra këtu të flasim sa më të relaksuar, ju falënderoj për çdo mbështetje, dua që diskutimi të jetë i relaksuar për rininë, do kemi kohë dhe për të tjerat”, tha Basha.