Juventusi është ndëshkuar zyrtarisht me zbritjen e 10 pikëve në renditjen në lidhje me çështjen e plusvalencave. Vendimi është marrë mbrëmjen e kësaj të hëne nga gjykata federale e apelit të FIGC- së.
Pas këtij vendimi, Juventusi renditet në vendin e tetë me 59 pikë, ndërkohë që ka ende një ndeshje për të luajtur dhe mundësinë për të synuar Champions League.
Juventus ishte nën hetim për plusvalencat fiktive, pra mos transparencë me vlerën e vërtetë të futbollistëve gjatë transferimit. Sipas mediave të huaja, kanë shënuar në dokumente vlera më të larta të kartonëve të futbollistëve se sa ishin realisht.