Kryeministri Edi Rama ka bërë fajtorë deputetët për zvarritjen e kalimit në parlament të projektligjit të rritjes së pagave. Nga Bulqiza, Rama tha se ky projektligj nuk kaloi sepse deputetët kanë kërkuar që t’u rritet paga fillimisht atyre.
“Rritja e pagave kalon në parlament këtë javë dhe arsyeja pse ligji ngeci ishte sepse unë u thoja qeverisë dhe deputetëve, që t’ju rritet paga të fundit, mirëpo me ministrat bëra si bëra, kur shkova në parlament deputetët thanë e duam tani se lodhemi shumë dhe ju duhet t’i mirëkuptoni”, u shpreh Rama.
Ai tha se ky është një tregues se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim elektoral.
“E rëndësishme është që me kalimin e pagave, pagat e rritura do merren që nga 1 prilli që shkoi, problemi i vetëm është që kur të merret paga e parë, të mos mendoni se është paga e muajit, se do jenë dy paga, ajo e prillit dhe majit dhe kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe votën, por të ishte se ne do të ishim si ata që ngaqë kujtojnë se jemi si ata dhe na akuzojnë se kjo ishte loja nuk do e hapnim këtë muhabet, por do i marrin çdo qindarkë”, përfundoi Rama.