Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat në Komisionin e Ligjeve duke miratuar rritjen e pagave. P/ligjet që pritet të marrin aprovimin final në seancë plenare nuk kaluan pa debate.
Opozita akuzoi se qeveria ka lënë në harresë pensionistët si shtresa më vulnerabël e shoqërisë, siç janë pensionistët.
“Një bukë misri dhe një shishe kos në ditë bëjnë 2 mijë lekë. Për 30 ditë, mesatare bën 60 mijë lekë, se për bukë gruri s’ka terezi. 40 mijë lekë i ka ilaçe kur është mirë. Tani ngelen 8 mijë lekë për drita ujë e të tjera me radhë”, tha deputeti demokrat, Saimir Korreshi.
Nuk munguan as përgjigjet e socialistëve.
“Ne gjatë këtij viti kemi dhënë disa shpërblime për pensionistët dhe përveç shpërblimeve në vitin 2022kemi indeskuar pensionet në 9.5%”, tha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
Nga rritja e pagave përfiton administrata publike, por nisma pritet të shtrihet edhe në sektorin privat. Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, nismat do të shkojnë për aprovim në Komisionin e Ekonomisë dhe të enjten kalojnë për votim në seancë plenare.