Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas humbjeve në 14 maj do të votëbesohet si kryetar, por ky proces thekson se nuk është më i rëndësishmi për të. Sipas tij, ai ka prioritet mbrojtjen e votës së qytetarëve, sipas së cilit do të faktojë të gjithë rastet kur është tjetërsuar rezultati.
“Statuti do të zbatohet pikë për pikë, njëlloj sikur zgjedhjet ishin të lira. Do bëhet pasi të kemi përmbushur detyrimin tonë për mbrojtjen e votës. Mos ju duket ju si proces i thjesht”, tha Berisha.
Se kur do të ndodh ky proces, Berisha refuzoi që të jepte një datë.
“Sa kohë nuk ta përcaktoj dot, se akoma nuk ka përcaktuar shqyrtimi, por ne do jemi në mbledhje faktesh, nuk bëjmë kurrë akuza pa fakte, nuk po luftojmë për asgjë veçse për votën e lirë, di me thellësinë e bindjes dhe ndërgjegjes sime që Edi Rama kontrolloi zgjedhjet. Unë jam që të bëhet ky proces (vlerësimi i rezultatit), pastaj ai proces është i rëndësishëm, por do ketë edhe tërësi, jo vetëm analizë, por edhe vendime, sepse shqiptarët nuk votojnë të lirë”, u shpreh ish kryeministri.