Pas gati një viti, Mozaiku “Shqipëria” ka përfunduar restaurimin.
Kryeministri Edi Rama ka postuar video nga momenti kur e gjithë pamja e restauruar tashmë zbulohet për publikun. Bashkangjitur videos shkruan: “Mozaiku “Shqipëria”, që copëz pas copëze ka përfunduar restaurimin me mbështetjen e Bashkimit Europian”.
Restaurimi i tij është një kontribut i programit “EU for Culture” i Bashkimit Evropian.
Mozaiku “Shqipëria” është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai u përurua bashkë me muzeun me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor 1981 në Tiranë. Artistët që kanë realizuar mozaikun “Shqipëria” janë: Vilson Kilica , Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini.