Ku është Alexander Lukashenko? Ai nuk është shfaqur në publik që prej 8 majit, madje as nuk ka marrë pjesë në një ceremoni që u zhvillua dje në kryeqytet, duke ndezur spekulime se lideri është i sëmurë rëndë. Thashethemet janë të shumta për gjendjen shëndetësore të tij.
Shumë gazetarë rusë raportuan se Lukashenko dukej i lodhur kur udhëtoi për në Moskë më 8 maj.
Ai gjithashtu nuk mori pjesë në një drekë të organizuar nga Putin dhe nuk iu drejtua veteranëve bjellorusë më 8 maj në Minsk, duke thyer një traditë shumë vjeçare.