Benet Beci ka folur për fitoren e tij, duke premtuar se do jetë kryetari çdo shkodrani, pavarësisht nëse e kanë votuar apo jo.
“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre 2 ditëve, ku Shkodra foli, ku Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një kënaqësi e madhe, pas një muaji fushate, ku ne folëm për projektet, diskutuam me të gjithë, qytetarët e Shkodrës na besuan, kjo është një detyrim i madh që unë jam shumë mirënjohës. Besimi është një nga gjërat më të shtrenjta, detyra ime fillon këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë që ditën e nesërme. Do i shërbejmë me përulësi çdo kujt që na ka votuar dhe atyre që nuk na ka votuar. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që patëm një fushatë të shkëlqyer dhe të qetë, jam mirënjohës çdo shkodrani dhe çdo anëtari të PS. Jemi përpara një sfide për të bërë atë që kemi premtuar dhe një mirënjohje për kryeministrin Edi Rama
Ish deputeti i LSI-së, Agron Çela, tashmë me PS tha se ky është një vlerësim dhe është krenar për këtë rezultat.
“Krenari që jam sot këtu, është nder dhe vlerë. Urime”, tha Agron Çela.
Nga ana tjetër, ministrja Edona Bilali tha se e ka ëndërruar që një ditë do të vinte dhe tashmë është realitet.
“Jam shumë e emocionuar, u bashkova PS se besoja shumë që një ditë si kjo do vinte për Shkodrën, Shkodra na besoi dhe na mbetet që t’i shërbejmë”, tha Edona Bilali.