Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në selinë e PS.
“LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore”, shkruan Rama.
Ai ka pasur edhe një mesazh për akuzat që ka bërë Sali Berisha se i janë vjedhur votat.
“Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj kur dalin rezultatet vazhdojnë ta lexojnë nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimi”, tha ai.