Komisioneri Ilirjan Celibashi është shprehur se në 7 qendra votimi në Tiranë dhe në Durrës ka persona të paautorizuar, prandaj i bëri thirrje që të largohen menjëherë.
“Ka prani në ambiente të personave të paautorizuar, ne e konsiderojmë si intimidim dhe presion ndaj është rasti që autoritetet ligjzbatuese nga Policia apo KZAZ dhe KQV ta adresojnë dhe të merren mesat përkatëse. Është e papranueshme që qytetarë që nuk ka lidhje, të rrinë në ambientet e brendshme, duhet të boshatisen menjëherë dhe kushdo që refuzon, do duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.
Ai shtoi se nuk ka asnjë informacion se cilët parti politike, këto persona të paautorizuar përfaqësojnë.
“Nuk e dimë se cilën parti përfaqësojnë ato”, shtoi kryekomisioneri.