Partia Demokratike në Tiranë ka hedhur akuza në drejtim të socialistëve se po intimidojnë qytetarët.
Me anë të zëdhënëses së ekipit të Belind Këlliçit, Silvi Vardhi, PD akuzon se votuesve po u jepet fletë votimi të shënuar, si edhe flet për persona të pa autorizuar në qendrat e votimit.
Ato kërkojnë ndërhyrjen urgjente të KQZ dhe Policisë.
“Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit. Po ashtu, kemi informacion se drejtoresha e Veliajt, Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës tek Shkolla “Luigj Gurakuqi”.
I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi. Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë. Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa.
I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos ndikohen nga këto tentativa të Riindjes, opozita do të ruajë çdo votë, do të garantojë vullnetin e lirë të çdo qytetari. Dilni dhe votoni masivisht”, tha Bardhi.