Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shpallur atë fajtor për abuzimin seksual me shkrimtaren E. Jean Carroll. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në pranverën e vitit 1996, një dhomë zhveshjeje të një dyqani luksoz.
Gjykata e dëmshpërbleu Carroll me 5 mln dollarë.
Më herët, Trump ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Carroll nuk ishte tipi i saj, sipas së cilit, e ka krijuar këtë histori për të shitur librin.
Mirëpo, kësaj radhe referuar BBC ish presidenti nuk u mbrojt dhe vendosi që të mos dëshmojë.
Megjithëse kjo nuk është një çështje penale, pasojat për Trump mund të jenë serioze pasi ai po përballet me një sërë akuzash të tjera. E për më shumë ndikon në imazhin e tij publik, pasi dëshiron të jetë sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.