Lionel Messi ka pranuar të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite në kontratën më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Më 30 dhjetor 2022, Al Nasr i Arabisë Saudite “tronditi” botën e futbollit duke njoftuar blerjen e Cristiano Ronaldos në një kontratë 2.5-vjeçare për 200 milionë euro në vit.
Katër muaj më vonë dhe ndërsa marrëdhënia e Ronaldos me ekipin e tij nuk është në kulmin e saj, rivalët e Al Nasr, Al Hilal po përgatiten për “bombën” e tyre. Siç zbuloi së fundmi AFP, marrëveshja e tyre me Lionel Messin është e dhënë.
“Transferimi i Messit është një punë e përfunduar. Ai do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm”, tha një burim për Agence France-Presse, duke folur në kushte anonimiteti dhe pa përmendur emrin e klubit, por besohet gjerësisht të jetë Al Hilal .