Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me tragjedinë në qendrën tregtare në Dallas ku mbetën të vrarë tetë persona. Agresori që i mori jetën tetë personave në qendrën tregtare në Dallas përdorte një rrjet social me bazë në Rusi dhe shpeshherë postonte foto të nazistëve, postime që lavdëronin nazistët dhe mesazhe dhune.
Në mesin e të vrarëve në qendrën tregtare në Dallas fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç, një djalë dy vjeçar si dhe gra dhe burra.
Sipas hetimeve ai kishte studiuar zonat e qendrës tregtare prej shumë kohësh teksa kishte strukturuar edhe sulmin tragjik.