Çmimi i naftës ndikoi në uljen e kostos së transportit, çka solli frenim të rritjes së çmimeve në Shqipëri.
Sipas INSTAT, inflacioni për muajin prill arriti në 4.6%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 6.2%. Megjithatë, pavarësisht kësaj, çmimet vijojnë që të jenë të shtrenjta.
Sipas INSTAT pesha më e madhe në rritjen e çmimeve në muajin prill 2023 i atribuohet ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike me një ndryshim vjetor 3.43%.
Rritjen më të vogël të çmimeve në grupin e ushqimeve e kanë patur buka me 5.6% dhe ëmbëlsirat me 4.9%.