Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao iu nënshtrua testeve instrumentale mëngjesin e djeshëm, të cilat nxorën në pah një zgjatje të muskulit të gjatë të kofshës së djathtë. Evolucioni i pamjes klinike do të monitorohet dita-ditës, siç njofton klubi i AC Milan.
Ndaj, mbeten për t’u vlerësuar kushtet e portugezit drejt derbit ndaj Interit të mërkurën në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Leao u ndal të shtunën në startin e ndeshjes ndaj Lacios për shkak të një problemi muskulor.