Qeveria franceze ka thënë se planifikon të investojë 2 miliardë euro deri në vitin 2027 për të përmirësuar infrastrukturën e çiklizmit dhe për të ndihmuar njerëzit të blejnë biçikleta, në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e makinave dhe për të inkurajuar çiklizmin, dhe do të shpenzojë 250 milionë euro në vit nga 2023 deri në 2027.
Pjesa tjetër e fondeve të planifikuara do të drejtohet në masa të tjera për nxitjen e përdorimit të biçikletave.
Ministri francez i Transportit Clement Beaune shkroi në një postim në Twitter se përpjekjet e qeverisë për të inkurajuar çiklizmin janë “të pashembullta dhe të mëdha”.
Qeveria dëshiron t’i bëjë biçikletat një alternativë tërheqëse ndaj makinave dhe një mjet transporti të arritshëm për të gjithë, që nga mosha më e hershme dhe gjatë gjithë jetës, tha Beune për gazetën e përditshme Le Parisien, raportoi Reuters.
Qëllimi është rritja e rrjetit të shtigjeve të biçikletave në vend nga 50,000 kilometra aktuale në 80,000 në 2027 dhe 100,000 në 2030.
Përparësi do t’u jepet qyteteve provinciale dhe zonave rurale, pasi qytetet e mëdha kanë marrë tashmë fonde të konsiderueshme shtetërore për infrastrukturën e çiklizmit, tha Beaune.
Rreth 500 milionë euro do të ndahen për subvencione për blerjen e biçikletave, përfshirë ato të përdorura.